Përvojë në menaxhimin e operacioneve, mbikëqyrjen e funksioneve të restorantit, stafit, buxheteve dhe shërbimit ndaj klientëve. Aftësi në dizajnimin, ndërtimin dhe riparimin e kabineteve të kuzhinës, si dhe shitjen e produkteve për përgatitjen e sipërfaqeve. Aftësi të shkëlqyera në IT, përfshirë përdorimin e Microsoft Office dhe analizën e të dhënave. I aftë në planifikimin strategjik, menaxhimin e inventarit dhe përmirësimin e efikasitetit të biznesit.
Mbikëqyrjen e funksioniminit të restorantit, duke menaxhuar stafin, buxhetet dhe cilësinë e shërbimit. Përgjegjës për rekrutimin, trajnimin dhe vlerësimin e stafit, krijimin e orareve dhe menaxhimin e mungesave. Sigurimin e përputhshmërisë me rregullat e sigurisë dhe higjienës, menaxhimin e inventarit dhe furnizimet, dhe zhvillimin strategjik të marketingut për të tërhequr dhe ruajtur klientët. Analizës e të dhënave dhe krijimin strategjive për rritjen e biznesit.
Dizajnimi, ndërtimi dhe instalimi i kabineteve të kuzhinës, raftëve dhe hapësirave të ruajtjes, duke siguruar përshtatjen e saktë dhe qëndrueshmërinë strukturore. Riparimi i elementeve të dëmtuara, instalimi i dyerëve, dorezave, hengjëve dhe pajisjeve të tjera. Krijimi dhe montimi i pragjeve të personalizuara, përfshirë gdhendje dhe formësim drurit, si dhe dekorimeve rreth bazës së mureve dhe vijës së tavanit për të përmirësuar estetikën e dhomës.
Shitjen e ngjyrave dhe produkteve për përgatitjen e sipërfaqeve për ngjyrosje, mirëmbajtjen e dokumenteve të ndërmarrjes, faturave dhe fletëporosive të mallit, si dhe përgatitjen e nuancave të ngjyrave për ngjyrosjen e sipërfaqeve të ndryshme.
Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe sistemeve të menaxhimit të informacionit Përshtatje e shpejtë me software të rinj dhe mjete për analizë dhe përpunim të të dhënave