Dizajner grafik dhe operator printi me përvojë në dizajn për rrjete sociale, shtypje të materialeve promocionale dhe montim foliesh PVC. Kam punuar me brende si Unimax dhe Vizual Studio, ku kam krijuar vizuale kreative dhe kam operuar makina profesionale printimi. I aftë në përdorimin e programeve si Photoshop, Illustrator dhe makineri të mëdha printimi (eco-solvent, CNC), si dhe i aftë në montimin e pvc folieve në terren. Posedoj aftësi të mira bashkëpunimi, menaxhimi kohe dhe zgjidhje kreative të problemeve.